Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 13:22

Jo vetëm trotuaret e kryeqyteti zaptohen nga ana e makinave. Ka disa ditë që edhe parku rreth memoralit “Heroinat” është i zaptuar prej tyre.

Qamil Behrami nga njësiti rrugor i policisë së Kosovës thotë se një parkim i tillë është i ndaluar dhe këta kanë kërkuar nga komuna rregullimin e kësaj çështje por se ende nuk është ndërmarrë asgjë.

Tribuna Channel ka kontaktuar komunën e Prishtinës por zyrtarët e saj kanë thënë se komuna nuk është përgjegjëse për këtë çështje, kështu që përgjegjësin ia kanë bartur Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Por, as kjo ministri nuk e pranon përgjegjësin duke e bartur atë në Agjensionin për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.