Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 08:34

Librazhd – Një aksident me pasojë vdekjen e një 75 vjeçari, ka ndodhur në orët e vona të se premtes në qytetin e Librazhdit.

Burime të Policisë lokale bënë të ditur se, “në orët e vona të së premtes në afërsi të Stacionit të trenit në Librazhd, një mjet tip Wolsvagen, me targa të huaja H 11 RUC, i drejtuar nga shtetasi Erion Ruçi, 30 vjeç, banues në Librazhd, ka përplasur shtetasin Zylfi Kushta, 75 vjeç”.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plageve te marra nuk mundi te jetojë. Policia ka arrestuar në flagrancë 30 vjeçarin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.