Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 10:45

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, të martën vazhdon gjykimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë, Dragoljub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, të cilët akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare më 1999 – 2000 në Mitrovicë.

Gjatë seancës së sotme pritet që dëshmitarët Murat dhe Dhurata Shkodra të rrëfejnë për ngjarjet që kanë përjetuar më 3 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.