Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 08:02

Edhe sot vazhdon Samiti i Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për projektet në infrastrukturë, si dhe çështja e bashkëpunimit rajonal, emigracioni dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

Ndërkohë, samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.