Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 09:51

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, do të vazhdojë sot gjykimi kundër liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe katër të dyshuarve të tjerë, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.

Dëshmitarët e sotëm Hava Sejdijaj dhe Behgjet Plakolli, do të rrëfejnë për ngjarjet e 3 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit tjerë akuzohen për krime kundër popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.