Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 09:05

BE bënë të ditur se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE’së.

“Marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.

(Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK’u në emër të Kosovës. Kosovo* do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asterisk do të shkruhet : Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND’së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Palët po ashtu janë dakorduar edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.

“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale.

Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave” ka njoftuar BE.

*******************************************

(Bruksel 24 Shkurt ora 13:00) Kosova dhe Serbvia kanë arriturr rreth mesditës një marrëveshje që i lejon Kosovës që të përfaqësohet e vetme në nismat rajonale.

Marrëveshja konfirmohet edhe nga zëdhënësja e komisinerës së Katrin Ashton, Maja Koçijançiç ndërsa menjhërë, marrëeshja është përshëndetur edhe nga komisionerët Stefan Fule dhe Katrin Ashton.

Ja deklarata e plotë e Komisionerëve Ashton dhe Fule…

Deklaratë e përbashkët e Përfaqësues së Lartë të dhe zv.presidentes Katrinë Ashton dhe Komisionerit Stefan Fule përsa i takon arritjes së marrëveshjes në raundin e fundit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

 Bruksel, 24 Shkurt 2012

Ne mirëpresim arritjen e marrëveshjes ditën e sotme sa i takon bashëpunimit rajonal në implementimin e menaxhimit të integruar të kufijve. Këto marrëveshje janë një hap I madh përpara. Ato janë të rëndësishme jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën por për edhe për të gjithë stabilitetin e rajonit dhe BE-në.

Të gjithë vendet anëtare të BE ka dhënë mbështetjen e tyre rezoluteës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 për nisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Objektivi i këtij dialogu është që të ndihmojë të dyja palët që të arrijnë suksese në rrugën e tyre drejt Europës.

 

Në këtë kontekst, Përfaqësuesja e Lartë, Zëvendëspresidentja e Ashton shprehet se: “Unë dua të përgëzoj palët për arritjen e këtyre dy marrëveshjeve. Njëra vendos në formën operacionale të menaxhimit të integruar të kufijve. Tjetra konsolidon bashkëpunimin rajon dhe siguron që gjithkush mund të vetpërfaqësohet. Të dyja marrëveshjet janë një hap drejt rrugës Europiane.”.

Sa i takon Serbvisë, këtë marrëveshj janë të rëndësishme për ti hapur rrugë në javën e ardhëshme Këshillit të hapë rrugën për dhënien e statusit kandidat për të.

 Sa i takon Kosovës, këto marrëveshje janë të rëndësishme pasi i mundësojnë Kosovës pjesëmarrje të plotë me të drejta të plota në takimet rajonale dhe evente dhe do të lejojë progres të mëtejshëm në marrdhëniet kontraktuale me BE. Kosovë do të ndjekë në këtë mënyrë të njëjtën rrugë europiane ashtu sikundër edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në linjë me perspektivën Europiane. Në këtë linjë, Komisioni Europian njofton nisjen e një studimi për një marrëveshje të Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

*******************************************

B

ruksel – Dita e dytë e raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përmbyllur në mesnatë.

Dialogu ndërmjet palëve pritet të vazhdojë sot në Bruksel, kur zyrtarët e BE-së kanë shfaqur shpresën se do të arrihet edhe marrëveshja.

Çështja më e ndjeshme për diskutim mësohet se mbetet fusnota me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se dy palët janë afër për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe se po merren me detajet e fundit të cilat duken të komplikuara.

Nuk është e qartë nëse ajo do t’i referohet vetëm Rezolutës 1244 dhe mendimit të GJND-së apo edhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Shefja e ekipit të Kosovës, Edita Tahiri, vazhdon të mos flasë për mediat.

Kurse kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq, ka thënë pas mesnate për mediat serbe, se dita e dytë e takimit Kosovë-Serbi ka qenë shumë e vështirë, sipas tij, për fajin e palës kosovare.

“Prishtina ka dalë me pozicione negative, përjashtuese dhe ndonjëherë joracionale. Ne po mundohemi në mënyrë konstruktive dhe racionale të gjejmë zgjidhje, duke respektuar Rezolutën 1244”, ka thënë Stefanoviq.

Sipas tij, edhe sot Serbia do të luajë rol pozitiv për arritjen e marrëveshjes.