Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 14:00

Prishtinë-Reshje të reja të dendura të dëborës kanë vazhduar gjata natës së kaluar dhe vazhdojnë gjatë ditës së sotme në Prishtinë dhe anë të tjera të Kosovës, në shumë prej të cilave trashësia mbërrin më deri dy metra dhe më shumë.

Për shkak të dimrit të madh me shumë dëborë e ngrica në gjithë Kosovën, shkollat hynë sot në javën e dytë të mbylljes.

Sot në Kosovë temperaturat minimale janë nga minus 9 deri minus 6 gradë celcius, ndërsa maksimalet nga minus 6 deri minus 3 gradë.

Shtresa e re e dëborës që po bie prej mbrëmë mbi shtresat e akullta të deritanishme, sipas raportimeve të medias nga terreni, mbërrin deri 40 centimetra.

Ndërkohë temperaturat e ulëta dhe rreshjet e borës kanë shtuar numrin e pacientëve të cilët po kërkojnë ndihmë në klinikën e pulmologjisë në QKUK.

Mjekët thonë se pacientët të cilët po kërkojnë ndihmë janë kryesisht me probleme që shkaktohen nga virus të ndryshëm.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundjet  kronike, të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal. (LajmeShqip.com)