Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 09:24

Bruksel – Ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen sot në Bruksel, për të biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes, të arritur muajin e kaluar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Beogradit nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq. 

Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini.