Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 12:12

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Henk Van nder Dool, gjatë një mediat shqiptare, ka thënë se problemi më i madh në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit.

“Për të qenë i sinqertë, problemi më i vështirë që gjej në Shqipëri është mungesa e sundimit dhe respektit të ligjit. Dhe të gjitha problemet që ju përmendët, vijnë si pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit”-shprehet Dol.

Sipas tij “duhet që institucionet shqiptare të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të respektojnë zbatimin e ligjit, implementimin, përforcimin dhe sanksionet që ai parashikon,”

Ambasadori tha se tanimë duhet kuptuar se tranzicioni duhet mbyllur. “Nuk është më e udhës që politikanët të merren me të shkuarën për të pyetur se nga vijnë njerëzit, çfarë ata apo familjet e tyre bënin gjatë regjimit komunist. Ata duhet të kuptojnë se tranzicioni shqiptar, tashmë 20 vjeçar, duhet të mbyllet,” tha Van der Dool.