Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 16:03

Prishtinë – “Nuk duhet të reagohet vetëm kur ka protesta në Prishtinë”, ka thënë  kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke iu referuar ushtrimeve të zhvilluara nga strukturat paralele në veri të vendit.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se garantuese të sigurisë në vend, në bazë të Kushtetutës janë qeveria, KFOR-I dhe EILEX-i.  Kosova i ka bërë Kushtetutën dhe ligjet dhe kemi garantuar sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Republikën e Kosovës, është ekzekutivi I Kosoves në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in ata që duhet të garantojnë sigurinë dhe stabilitetin në cdo pjesë të Kosovës. Natyrisht se nuk është përgjegjësia e paktë edhe institucioneve përgjegjëse të republikës së Kosovës, ata nuk duhet të reagojnë vetëm kur ka protesta në Prishtinë por kur shkelet sovraniteti dhe terësia territoriale dhe shkelet dhe rendi dhe ligji në cdo pjesë të Kosovës.

E për ngecjet në amandamentimin e Kushtetutës për zgjedhjet presidenciale në Kosovë, Krasniqi konsideron se po vijnë nga partitë politike, që janë shumicë në Kuvend, e të cilat nuk po e realizojnë marrëveshjën. Ai tha se në bazë të Kushtetutës duhet të bëhen 30 deputet për të filluar amandamentimin e Kushtetutës.(LajmeShqip.com)