Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 19:14

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ngushëlloi sot me anë të një mesazhi Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për viktimat e uraganit që goditi së fundi disa shtete amerikane.

“Me keqardhje të madhe mësova mbi goditjet e rënda të uraganit që kryesisht përfshiu shtetin e Alabamës dhe 5  shtete të tjera të jugut të SHBA-së, ku përveç humbjeve të rënda materiale, humbën jetën mbi 280 qytetarë amerikanë”, thuhet në mesazh.

“Për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh Juve ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpresoj që pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore të kalohen sa më shpejt që të jetë e mundur.