Lajme Shqip Saturday, 15 December 2012 11:13

Mitrovicë – UNMIK-u, më 31 dhjetor, do të mbyllë përfundimisht Zyrën administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, UAM, kanë njoftuar burime të “Kohës Ditore”. Sipas burimeve, i gjithë stafi lokal në veri të Kosovës ka pranuar vendimet për largim nga puna më 31 dhjetor, pasi që misioni i Zyrës administrative të UNMIK-ut në këtë pjesë të Kosovës do të përfundojë punën.

Por burimet kanë specifikuar se nuk bëhet fjalë për largimin e personelit ndërkombëtar që paguhet nga OKB-ja, por do të mbyllet vetëm zyra administrative për veriun e Kosovës, që është formuar në bazë të marrëveshjes së ish-kryeadministratorit të Kosovës, Hans Hakerup, dhe ish shefit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovë, Neboshja Çoviq, marrëveshje kjo e arritur në fund të vitit 2001.(LajmeShqip.com)