Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 13:41

Mitrovicë – Huliganët serbë, të mobilizuar për destabilizimin e Kosovës, tashmë kanë edhe një “mburojë”, nëse ata legjitimohen.

Universiteti serb në veri iu ka lëshuar indeksa grupeve të armatosura serbe, për të dëshmuar kinse ata janë studentë e jo kriminelë të armatosur, nëse këta persona ndalen apo legjitimohen nga strukturat e rendit, Policia e Kosovës apo KFOR-i, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com brenda strukturave të rendit.

Situata në veri të vendit është raportuar të jetë ngarkuar me tensione, në shumë zona, të cilat po shkaktohen nga frekuentimi i makinave dhe njerëzve të armatosur që po hyjnë me ritëm të shtuar nga Serbia në Kosovë. (LajmeShqip.com)