Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 08:28

Prishtinë – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri dje bashkë me kryeministrin Thaçi  familjes së policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit, ka thënë se “janë identifikuar vrasësit e policit dhe shpresojmë se shumë shpejtë do ta marrin dënimin e merituar”.

Enver Zymberi, pjesëtar i Policise së Kosovës, ndërroi jetë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme serbe që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës.