Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 09:35

Tiranë – Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerrë më 11 nëntor të këtij muaji një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministria e Brendshme bën të ditur se “udhëzimi me Nr. 394/4 për një ndryshim në udhëzimin Nr:308, datë 08.05.2009, “Për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve” të ndryshuar parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike’.

Sipas kësaj proçedure, “shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje.

Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit”.