Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 11:12

Prishtinë – Të pakënaqur me statusin e tyre dhe me mosmiratimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, pas 60 ditësh greve, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë ftuar sot në Prishtinë një protestë gjithëpopullore.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, sot, në orën 12:00, protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësues të grevistëve nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me kryeministrin Hashim Thaçi, pasi nga ta është kërkuar që të pritet edhe disa ditë derisa të procedohet Ligji për vlerat e luftës në Kuvend. (LajmeShqip.com)