Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 19:34

Tiranë – Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 25 anëtarët e kryesisë së saj, 8 prej të cilëve janë femra.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit të votimit, Gjergj Lezhja, bëri të ditur se në votimin për anëtarë të kryesisë, nga 144 anëtarë të Këshillit Kombëtar morën pjesë dhe votuan 134 prej tyrre.
Sipas tij, në kutinë e votimit u gjetën 134 fletë votimi dhe nga këto tre dolën të pavlefshme.
Pas procesit të numërimit rezultoi se Lulzim Basha ishte anëtari më i votuar nga Këshilli, me 106 vota, duke u pasuar nga Sokol Olldashi me 104 vota, ndërsa Jozefina Topalli dhe Bujar Nishani me 94 vota, etj.
Lezhja deklaroi se “në mbështetje të statutit të PD-së kryesia e PDSH-së, përbëhet nga Sali Berisha, Adriana Gjoni, Aldo Bumci, Arben Qirjako, Arta Sakja, Astrit Patozi, Bujar Nishani, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eduart Halimi, Fatos Beja, Flamur Noka, Genc Ruli, Ilir Rusmajli, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Kletis Kruja, Lajla Pernaska, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Ridvan Bode dhe Sokol Olldashi”.
Gjithashtu Lezhja tha se anëtarë të kryesisë së partisë janë edhe Albana Vokshi dhe Gert Bogdani, si kryetarë të organizatave partnere, përkatësisht, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD-së.