Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 10:09

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), miratoi sot listën shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të paraqitur nga Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe nga Partia Socialdemokrate, kjo e fundit pjesëtare e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe listën shumemërore të kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, të paraqitur nga Partia e Gjelbër, nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, nga Aleanca Arbnore Kombëtare, nga Partia G99, të gjitha këto parti të koalicionit të majtë opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore. 
Për zgjedhjet vendore do të konkurojnë 56 subjekte politike, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione – koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, i kryesuar nga Partia Demokratike në pushtet dhe që përfshin 22 parti, dhe koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen”, i drejtuar nga Partia Socialiste që përfshin 23 parti. 
Ndërkohë, që 11 subjekte të tjera zgjedhore kanë vendosur të konkurojnë të vetme në këto zgjedhje.