Lajme Shqip Wednesday, 01 August 2012 07:16

 

Në drejtim të Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Qipros dhe Greqisë, Kosova planifikon të nisë një dialog të gjerë ndërkombëtarësh, I cili do të takohet me autoritetet e shteteve përkatëse për t’ua shpjeguar nevojën e njohjes së pavarësisë.

Delegacioni pritet të përbëhet nga zyrtarë të lartë të tri shteteve liderë të BE-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.

Kjo do të bëhet, në fillim të shtatorit ku Qeveria e Kosovës planifikon që në fillim të shtatorit ti raportojë 91 shteteve që e kanë njohur Pavarësinë, me të arriturat gjatë fazës së mbikëqyrjes dhe planifikimit për periudhën pas pavarësisë së plotë.

Në letrat e pesë vendeve të BE-së që nuk kanë njohur Pavarësinë, e që do të kërkojnë ta njohin, gjithashtu do të jenë edhe shpjegimet për të arriturat dhe planifikimet gjatë fazës së mbikëqyrjes.

Strategjia, një draft të së cilës e ka siguruar Koha Ditore, parasheh veprime shtesë në drejtim të bindjes së pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë.

Fushata pritet të fillojë pas ceremonisë zyrtare të mbylljes së ICO-së, më 10 ose 11 shtator