Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 13:56

Mitrovicë- EULEX, pranon kushtet e diktuara nga grupet kriminale serbee në verin të Kosovës vetëm për t’i siguruar vetes lëvizje me makina në veriun e Kosovës.

Pas disa muaj ‘ndalimi’ të misionit europian në Kosovë, EULEX-it, nga ana e grupeve kriminale serbe, këtij misioni i mundësuar lejohet liria e lëvizjes në veri të Kosovës, nëse ata nuk shoqërohen nga policë dhe doganierë të Kosovës.

Burimet thonë se një marrëveshje e tillë është arritur në fund të janarit, ku zyrtarë të EULEX-it praltikisht, i janë nënshtruar krimit të organizuar dhe vrasësve të policit të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshje që po quhet “marrëveshje xhentëllmene” është mundësuar në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ku siç shkruhet, palët janë marrë vesh që misioni i BE-së mund të lëvizë nëpër rrugë tokësore, deri të pikëkalimet kufitare në Bërnjak, të komunës së Zubin-Potokut përmes magjistrales së ‘Adriatikut’ dhe Jarinjës, të komunës së Leposaviçit, përmes magjistralës së ‘Ibrit’, me kusht që të mos bartin në automjetet e tyre doganierët dhe policët shqiptarë.

Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë Radenko Nedelkoviç, i ashtuquajturi kryeshef i rrethit të Mitrovicës, por jo edhe përfaqësuesit e komunave të veriut për shkak të kushteve të rënda meteorologjike, është vendosur që EULEX sërish mund të lëvizë nëpër rrugët e komunës së Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit.

“Kemi marrë premtime se nuk do të bartin doganierë shqiptarë në Bërnjak dhe Jarinjë dhe ne u besojë fjalëve të oficerëve”, ka thënë Dragisha Milloviç, kryetari i ashtuquajtur i komunës së Zveçanit duke përkujtuar se në një takim të radhës do të verifikohet nëse EULEX është duke respektuar apo shkelur marrëveshjen.

Milloviç ka thënë se barrikadat do të mbeten deri atëherë kur do të dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me Bërnjakun dhe Jarinjën dhe përderisa doganierët shqiptarë nuk tërhiqen nga aty.

Po ashtu edhe Branko Niniç, i ashtuquajturi kryetar i Leposaviçit, ka theksuar se kemi marrë garanci nga komandanti i forcave amerikane, të stacionuara në bazën afër Jarinjës, se atë nuk do t’i bartin doganierët dhe policët shqiptarë.

“Nuk isha në takim kur është arritur marrëveshja, por jam informuar se në konvoj të automjeteve të KFOR-it lejohet EULEX”, ka thënë Niniç . Në bisedën me komandantin amerikan në bazën e KFOR-it ‘Nothing Hill’ kam marrë premtime se EULEX në veri të Kosovës do të lëvizë vetëm për nevoja të veta”- ka deklaruar ai.

Deri sa në tri komunat në veri EULEX-i do të lejohet të lëvizë në pjesën veriorë të Mitrovicës në 1.5 km/katrorë, misioni i Evropës është i pa dëshiruar.

I ashtuquajturi udhëheqësi i 1,5 kam/katrorë , Krstimir Pantiç, ka thënë se automjetet e EULEX-it nuk lëvizin nëpër këtë komunë dhe se me zyrtarët e këtij misioni është ndërprerë çdo bashkëpunim që nga 9 dhjetori, vetëm disa ditë pasi është vrarë Savo Mojsiç.