Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 19:08

Tiranë – Në kuadër të prezantimit të programit të Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare, është mbajtur sot tryeza për median, ku kryetari i PS, Edi Rama, deklaroi se heqja e çdo lloj presioni qeveritar e shtetëror mbi median do të jetë gur themeli i qeverisjes së PS.

“Dhënia fund e çfarëdo presioni qeveritar nga çdo tribunë, do të jetë guri i themelit të programit tonë në raport me botën e medias shqiptare dhe do të vendoset në themel të punës qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë”, tha Rama.

Rama përmblodhi platformën dhe programin e tij për mediat shqiptare në një kontekst “thyerje tradite”, siç u shpreh ai, për të sjellë ndryshime në tre çështje kryesore: krijimi i një Radio Televizioni publik sipas standardeve, kuadër ligjor transparent në lidhje me reklamat dhe akses të plotë të mediave në çdo informacion zyrtar. (LajmeShqip.com)