Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 16:15

Tropojë – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Bajram Curri-Krumë kur një 12 vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij.

Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur sot se, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pranë fshatit Kam, kur 12 vjeçari Erik Osmani, ka marrë automjetin e familjes së tij, pa dijeninë e saj dhe ndërsa ka qenë duke e drejtuar atë, ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Dëshira e 12 vjeçarit për të drejtuar automjetin, i ka kushtuar jetën dhe po ashtu ka vënë në rrezik edhe jetën e vëllait të tij, Liridonit, i cili ndodhet në spitalin e qytetit të Bajram Currit, në gjendje kritike për jetën.