Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 18:46

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në fshatin Qorraj të komunës Pac të Tropojës.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e sotme ku në përpjekje për të nxjerrë krom nga thellësitë e tokës, miniera ku ata punonin është shembur, duke i marrë jetën dy prej tyre ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se viktimat janë shtetasit janë Dritan Neza 20 vjeç dhe Erion Geci 23 vjeç. Ndërkohë mësohet se dy të plagosurit jane jashtë rrezikut për jetën.