Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 18:38

Tropojë – Kanë qenë vetë familjarët që e kanë gjetur të vetëvarur një fëmijë 13 vjeçar në fshatin Dojan të rrethit të Tropojës.

Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se “ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së kaluar, kur vetë familjarët kanë gjetur të vetëvarur me litar djalin e tyre 13 vjeçar me inicialet E.B në një pemë në oborrin e shtëpisë.

Ndërkohë, policia lokale ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë për shkaqet që kanë çuar 13 vjeçarin drejt vetëvarjes.