Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 16:32

Prishtinë- Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë ngritur çështjen e bartjes së materialit zgjedhor, duke e quajtur skandal të sekretariatit të KQZ-së, dhënien e tenderit një kompanie e cila është e regjistruar si kompani ondulimi dhe tretmani të bukurisë.
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka ngritur çështjen e përzgjedhjes së kompanisë e cila do ta bartë materialin sensitiv dhe jo sensitiv të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit nga sekretariati i KQZ-së.
Ai ka thënë se sekretariati i KQZ-së ka bërë një skandal me përzgjedhjen e kësaj kompanie, pasi ajo është e regjistruar si kompani e ondulimit dhe tretmanit të bukurisë.
Besoni ose jo kompania e cila edhe tash është shpallur fituese për bartjen e votave për 3 nëntor për zgjedhjet lokale, kompania “G&H”, është e regjistruar si kompani ondulimi dhe tretmani të bukurisë. Ky është skandal, edhe për më keq është skandal i përsëritur, është skandal i trefishtë. Procesi zgjedhor nuk ka nevojë për zbukurim të votave, se kjo kompani është kompani e zbukurimit, dhe procesi zgjedhor hiq s’ka nevojë për zbukurim të votave, por për siguri të votave. Sekretariati i KQZ-së është dashur ta shpall operator të papërgjegjshëm dhe jo të na arsyetohet se ka fitu çmimi me i lirë, në këtë tender për bartjen e votave, përkatësisht zyrtarisht siç thuhet bartja sensiutive dhe jo sensitive e materialit, është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk mund t’i besohet kompanive që janë të regjistruara për tretman bukurie, edhe për me keq ky vendim i sekretariatit të KQZ-së, është marr pak ditë pasi është gjetur një kuti e humbur diqysh dhe a ka edhe ndonjë kuti tjetër që ka humbur dhe nuk është gjetur deri tash”, ka thënë Ramadani.
Deputeti Ramadani ka shtuar se AAK kërkon që të shikohet dhe të zbardhet rasti i asaj kutie dhe mundësisë së gjetjes së edhe kutive tjera të humbura deri tash dhe të njëjtën kohë të mbikëqyr procesin e bartjes se votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Shorti: PDK-99, LDK-78, VV-61, AAK-62, AKR-89

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen në fletëvotime të 203 subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Me ketë rast, kryetarja eKQZ-së, Valdete Daka, ka bërë thirrje subjekteve politike që ta respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore, kurse qytetarëve që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajnë numrin 99, Lidhja Demokratike e Kosovës -78, kurse Lëvizja Vetëvendosje -61, Aleanca Kosova e Re 89,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë-62 , Lëvizja për Bashkim -121./Kosovapress/