Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 11:58

Të tre liderët e opozitës së bashkuar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, kanë nënshkruar sot peticionin përmes të cilit kërkohet të kundërshtohen marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lideri i AAK-së, pas nënshkrimit të peticionit ka thënë se marrëveshjet të cilat janë arritur në Bruksel nuk janë të dëmshme vetëm në aspektin politik por edhe në atë të drejtësisë dhe ekonomik.

Ndërsa lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka bërë thirrje fillimisht simpatizantët e NISMA-s e edhe gjithë qytetarëve që ta nënshkruajnë këtë peticion.

Sipas Limajt, ky peticion duhet të shfrytëzohet edhe si një mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe më shumë.