Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 21:14

Tiranë – Treshja e ambasadorëve në Shqipëri ka ripërsëritur sot apelin për klasën politike shqiptare për rikthimin e dialogut dhe angazhimin në proceset integruese të vendit.

“Palët politike duhet të angazhohen në dialog dhe të punojne për integrimin e vendit”, është shprehur sot Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

Ambasadori Sequi ka ftuar partitë politike të angazhohen në përgatitjen e reformës zgjedhore.

Të njëjtin apel ka bërë edhe zv/ambasadorja e SHBA në Tiranë, Deborah Jones, e cila ka theksuar se SHBA dhe BE mbështesin Shqipërine në përpjekjet e saj për integrim.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, gjithashtu theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut politik në të mirë të interesave të vendit.

Deklaratat e tyre u bënë gjatë një pritje të organizuar në Hotel “Sheraton” nga ambasada egjiptiane, me rastin e festes kombëtare të Egjiptit.