Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 18:08

Tiranë – U përurua sot në Ministrinë e Drejtësisë, portali gjyqësor i internetit, sistem ky, që  përmban informacion të hollësishem për veprimtarinë e Gjykatave.

Në cerenoninë e organizuar me këtë rast, ku ishte i pranishëm Kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, krerë të Gjykatave etj, ministri i Drejtësisë,  Halimi tha se “nga sot,  prozhektorët e publikut i kemi drejtuar te gjykatat”.  Sipas tij,  “tashmë,  gjithçka që ndodh në gjyqësor vendoset nën monitorimin e kujdesshëm të publikut”.

“Sot,  nëpërmjet ndërtimit të portalit të gjykatave, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor të bindur se sistemi dixhital dhe transparenca janë masat më të rëndësishme në betejen për reformimin e sistemit gjyqësor”, tha ministri Halimi. 

Duke shprehur rëndësinë e transparencës në sistemin e drejtësisë, ministri Halimi tha se, “transparenca nuk eleminon tërsish padrejtësinë, por jemi të bindur se ajo rrit përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë si dhe ul  korrupsionin.  “Jemi te bindur se nëpërmjet kësaj porte moderne për informimin e publikut,  qytetarët do të shohin në dritën e diellit se çfarë ndodh në gjykata. Epokën e letrave po e zëvendësojme me epokën dixhitale”, tha ministri Halimi.

Portali gjyqesor i internetit, i peruruar sot në ministrine e Drejtësië,   është një projekt i mbeshtetur nga partneret tane, dhe  synon rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë. Ky portal, pjese e reformës së ndermarrë per dixhitalizimin e sistemit te drejtësisë, është një sistem elektronaik, që përmban të dhëna të hollësishme per veprimtarine gjyqësore, pasi siguron informacion të plotë mbi çdo çështje gjyqësore.  

Nëpermjet tij, çdo qytetar mund të shohë së cfare ndodh me padine e tij, si trajtohet ajo,  deri ne perfundimin e saj. Gjithashtu,  ky sistem do të shërbejë për të parë punen e gjyqtareve per vleresimin e tyre. Ministria e Drejtësisë, ka ndërmarrë një sërë hapash  të rëndësishëm në fushën e  dizhitalizimit të sistemit të drejtësisë, duke modernizuar sektorë si shërbimin e noterisë, Hipotekat, etj.(LajmeShqip.com)