Lajme Shqip Friday, 08 November 2013 10:33

Grupet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga miniera e Beragozhdit trupat e pajetë të 3 djemve të tjerë të cilët humbën jetën të asfiksuar në galeri, teksa përpiqeshin të nxirrnin skrap. Në orët e para të mëngjesit, janë nxjerrëtrupat e 2 vëllezërve Sazan dhe Arjan Hamolli dhe trupi i kushëririt të tyre LedjonHamolli.

Sipas gazetës Panorama,trupat e pajetë u transportuan fillimisht në morgun e Pogradecit, dhe në përfundim të procedurave të nevojshme ligjore do t’u dorëzohen familjarëve të tyre.