Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 10:50

Vlorë-Kanë kaluar gati 14 vjet nga tragjedia e “Otrantos”, dhe familjaret e viktimave apelojnë sërish për drejtësi.

Familjarët e 81 personave që u mbytën në Mars të vitit 1997 në ngushticën e Otrantos, te udhëhequr nga shoqata e tyre  kanë nisur sot një protestë para konsullatës italiane në Vlorë. Në shesh dëgjohen thirrjet “të vendoset drejtësi”.

Ata i bëjnë thirrje qeverise italiane të dëmshpërbleje çdo familje për 81 personat e mbytur ne kanalin e Otrantos.
Protesta zhvillohet në kujtim të 14 nëntorit, ditës se sjelljes së viktimave nga Italia në Shqipëri.
Së bashku me famijarët janë solidarizuar dhe banorë të Vlorës në mbështetje të tubimit për vendosjen e drejtësisë për personat që humbën jetën në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997.