Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 18:11

Drenas- Një shtëpi në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë tre persona dyshohet se kanë vdekur.

Ndërsa dy vajza të kësaj familjeje janë dërguar për trajtim në qendrën emergjente të QKUK-së.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha se policia dhe ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë shtëpi.