Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 16:55

Tiranë -Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti të enjten në Tiranë Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.

Pas ceremonisë solemne të rastit, të mbajtur në Pallatin e Brigadave, me ekzekutimin e himneve kombëtare, dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të dhënë nga Presidenti Topi dhe Presidenti malazez, Vujanoviç, u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i palëve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efikas në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy vendeve tona në gjirin e familjes së madhe evropiane. (LajmeShqip.com)