Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 13:25

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi të martën një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Festës së Hashures, ku u prit nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, dhe krerë të tjerë bektashinj.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shprehu urimet më të mira për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ku ata ndodhen, duke theksuar njëkohësisht dëshirën që këto tradita të veçanta të vazhdojnë të japin si kurdoherë mesazhet e rëndësishme të dashurisë, mirëkuptimit, paqes e harmonisë me njëri-tjetrin.

Pas vizitës, Presidenti Topi tha për gazetarët se “përcillte urimet në këtë ditë plot kuptim për bektashinjtë ku përkujtohen sakrificat e profetëve dhe të gjithë luftëtarët e martirët që luftuan në Qerbela për liri dhe demokraci”.