Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 19:29

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi të mërkurën, Artan Zeneli, për postin e  anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari Artan Zeneli, aktualisht kryetar i Gjykatës së Tiranës, propozohet për herë të dytë nga Presidenti i Repubikës për të njëjtin post.

Në qershor të vitit 2008, së bashku me katër kandidatura të tjera, maxhoranca e rrëzoi dekretin për emërimin e tij në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë me argumentin se ‘Presidenti nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin’.

Më pas, Gjykata Kushtetuese sanksionoi se dekretimi është në diskrecion të Presidentit të Republikës, po aq sa është në diskrecion të Parlamentit t’i pranojë ose jo dekretet e Presidentit.