Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 13:41

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka bërë apel partive parlamentare të heqin dorë përfundimisht nga çdo formë e bojkotit, me pasoja të rënda për demokracinë, integritetin e parlamentit, për qytetarët dhe për vendin.

Një ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Kreu i shtetit ka kërkuar që të hiqet dorë nga bojkotet dhe nga praktikat denigruese.

Ai ka bërë thirrje gjithashtu që Parlamenti, në asnjë rast dhe asnjë arsye të mos kthehet në gjyq politik dhe të mos përdorin tribunën parlamentare për të denigruar individë e familje, kategori e shtresa të popullsisë .

“Qytetarët kanë nevojë të shohin një parlament që bën shumë punë”, ka shtuar presidenti Topi. Parlamenti ynë, vijon më tej mesazhi i Presidentit Topi, i ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një zëdhënës të mirë të sovranitetit të popullit dhe tempull i demokracisë.