Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 13:13

Tiranë – “Vrasja e terroristit Bin Laden dëshmon se terrorizmi ndëshkohet rëndë dhe është i pashpresë”, thuhet në një deklaratë për shtyp të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Duke komentuar vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden, kryetarja Topalli vlerëson se “bota sot është më e sigurtë. Vrasja e Bin Ladenit është fitore jo vetëm për SHBA-në, por për lirinë dhe gjithë botën. Vrasja e terroristit Bin Laden dëshmon se terrorizmi ndëshkohet rëndë dhe është i pashpresë. Bota është gëzuar sot me lajmin më të mirë, lajm që dëshmon një fitore të jashtëzakonshme jo vetëm të SHBA-së por edhe të NATO-s, Aleancës së Lirisë ku Shqipëria është anëtare dhe kontribuon në luftën kundër terrorizmit”.