Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 19:24

Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë në familjen Vogli, ku shprehu dhimbjen e thellë në emrin e saj personal por dhe të Kuvendit të Shqipërisë, për humbjen e jetës së Kapitenit Feti Vogli, të rënë në krye të detyrës, në Kandahar, Afganistan.

Kryetarja e Kuvendit shprehu pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta ndaj nënës, babait, vëllait, bashkëshortes e familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe nderimin sublim për Kapitenin Vogli, i cili me misionin e tij paqeruajtës, përfaqësoi të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, si vend i NATO-s, duke sakrifikuar jetën e tij të re.

“Ke rritur një djalë hero-i tha Kryetarja e Kuvendit, nënës së kapiten Voglit-dhimbja e zemrës së nënës është e pakufi, por sot me këtë dhimbje bashkohet e gjithë Shqipëria. Ne të gjithë jemi krenarë për misionin heroik dhe paqeruajtës të Fetiut”.

Zonja Jozefina Topalli theksoi se dhimbja për humbjen e Kapitenit Vogli ka përfshirë çdo qytetar shqiptar dhe se kujtimi i tij do të mbetet përherë i ndritur si një hero që nderoi kombin shqiptar.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes zonja Topalli ishte e pranishme edhe një meshë të zhilluar në kamëz ku familjarët dhe besimtarët u lutën për shërimin sa më të shpejtë të nëntetarit Aleksandër Peci i cili mbeti I plagosur gjatë sulmit të së hënës në Afganistan.