Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 16:07

Tiranë – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha sot se arkiva e re e parlamentit mban brenda vetes historinë e kombit tonë.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të saj, e realizuar me mbështetjen financiare të qeverisë holandeze, kryeparlamentarja e vlerësoi atë si një nga arkivat më të rëndësishme e moderne, të projektuara dhe për dekadat e ardhshme, pasi ka brenda vetes historinë, jo vetëm të parlamentarizmit shqiptar në vite, por dhe historinë e kombit tonë.
“Dua të falenderoj qeverinë holandeze dhe OSBE-në për bashkëpunimin dhe mundësinë që na kanë dhënë përmes projekteve të tyre që ne të fillojmë dixhitalizimin e çdo dokumenti që ka ekzistuar dhe prodhohet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh në këtë ceremoni kryeparlamentarja, ku ishte i pranishëm ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth
dhe ambasadori i Hollandës, Hank Van Den Dool
Ajo tha se në sajë të këtij investimi dhe bashkëpunimi me OSBE-në kemi bërë të mundur të kemi në ëeb-cast ‘transmetimin live’ të seancave plenare, gjë që ka rritur transparencën e punës së Kuvendit. “Ky ëeb-cast i punimeve të seancave plenare është ndoshta më moderni dhe se ai në Parlamentin Europian, pasi përmes  transmetimit direkt çdonjëri mund të jetë në gjendje të gjejë në arkiva fjalimet e deputetëve”, tha ajo.
Duke iu referuar mbështetjes financiare holandeze Topalli tha se është bërë e mundur të transkriptohen 15 vite të bisedimeve parlamentare, që kishin mbetur të patranskriptuara në vite, duke e mbyllur ciklin e këtyre bisedimeve nga viti ’90 e deri më sot.
Një arritje dhe sukses në punën për transformimin e parlamentit kryetarja Topalli cilësoi dhe bazën e shtrirjes elektronike kompjuterike me një mijë poste, të cilat, sipas saj, përbëjnë bazën e kompjuterizimit të Kuvendit, që është një nga më të konsoliduarat, krahasuar me të gjitha institucionet e tjera të vendit.
Ambasadori hollandez Van Den Dool theksoi se bashkëpunimi me Kryetaren e  Kuvendit dhe stafin e Parlamentit ka qenë i sukseshëm, duke sjellë rezultate të jashtëzakonshme në punën e tij. Ndërsa ambasadori i OSBE-së Ëollfarth u shpreh se  rezultatet e projekteve të përbashkëta me Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë shumë te efektshme, duke vlerësuar  veçanërisht shkallën e transperencës, zhvillmin e procesit e E-Parlament, si dhe efikasitetin e shërbimeve të tjera me publikun.