Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 09:35

Transportonin deri në 80 kile drogë për çdo udhëtim dhe 4 trafikantë të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Banda kishte arritur të ideonte një mënyrë për të evituar kontrollet e doganës duke bërë që droga të udhëtojë me anë të avionëve të vegjël dhe super të lehtë.

Ata kalonin nëpër aeroporte të vogla dhe fluturonin nga Shqipëria deri në Itali ku transportonin sasi të mëdha droge të fshehura në vende të ndryshme në avion ose si në këtë rast duke eliminuar sediljen e pilotit ndihmës për të patur më tepër hapësirë për më shumë drogë.

Gjatë operacioni të policisë janë sekuestruar rreth 80 kile drogë dhe 4 persona kanë përfunduar në pranga. /shqiptarja.com