Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 18:01

Tiranë – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, e cilëson regjistrimin e popullsisë si një proces  të domosdoshëm për vendin.

Gjatë një prononcimi për mediat, Ëollfarth ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke theksuar se ai ka vlera për zhvillimin e tyre.

“Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”, tha sot ambasadori Ëollfarth gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, ndërsa dje ka pasur takime edhe në Himarë.

Gjatë vizitës së tij në jug të vendit, Wollfarth ka dhënë edhe vlerësimet e tij mbi turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, etj.

Ligji për regjistrimin e popullsisë është miratuar në parlament, si dhe është dekretuar nga Presidenti Bamir Topi.