Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 14:43

Tiranë – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, dënoi sot incidentet elektorale të ndodhura kohët e fundit, me afrimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit.  
Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth theksoi se në një fushatë elektorale nuk ka vend për dhunë, por për argumenta.
“Të gjitha partitë duhet t’i qëndrojnë rregullave të ndershme të lojës dhe kodit zgjedhor. Gjatë fushatës elektorale ka vend vetëm për argumenta dhe këtu duhet të fokusohen partitë, ndërkohë që qartësisht nuk ka vend për dhunë”, u shpreh kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Ai u kërkoi partive politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i qetë.