Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 06:24

Tiranë – Projet Abazi, i vëllai i deputetit socialist Sadri Abazi, është qëlluar për vdekje në një kazino në qytetin e Laçit, pas debatit që ka patur me disa persona.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka përjashtuar krimin për qëllime elektorale dhe po heton pistën e konfliktit ndërmjet viktimës dhe vrasësit.

Projet Abazi ishte një biznesmen që operonte në Tiranë. Ai ishte 42 vjeç.