Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 08:21

Tiranë – Një 26-vjeçar ka mbetur i vrarë ndërsa janë dy të tjerë janë plagosur tjerë gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve pranë pallatit me Shigjeta në zonën e Selitës.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit konfirmuan se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën Pandeli Cale, kur gjatë një konflikti mes disa personash, është qëlluar me armë zjarri 26-vjeçari Arjan Mejdani, i cili  mësohet se ka ndërruar jetë teksa dërgohej në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Nga të njëjtat burime mësohet se nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Autorët, viktima dhe dy të plagosurit i përkasin komunitetit rom, ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.