Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 15:24

Tiranë – Çmimet e produkteve bazë ushqimore po bien. Sipas tregtarëve, një pjesë e ushqimeve, që importohen kanë pësuar ulje çmimesh.

Vaji nga 300 lekë për 500 gramë, ka shkuar në 220 lekë, sheqeri nga 140 lekë, që arriti çmimin maksimal para dy muajsh, tashmë shitet me 110 lekë, ndërsa mielli dhe nënproduktet e tij janë ulur më pak.

Kjo ulje çmimesh ka si shkak rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare, prej nga furnizohen grosistët. Tregtarët shprehen se fuqia blerëse nuk është ulur dhe qëndron në të njëjtat nivele prej shumë vitesh, pavarësisht nga luhatjet që pësojnë çmimet në treg.