Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 15:25

Tiranë – Në praninë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko dhe anëtarëve të tjerë të Kabinetit të Presidentit, u zhvillua sot pasdite në Presidencë ceremonia e betimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Bujar Nishani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit, Bujar Nishani bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi Ministrit të ri të Brendshëm, zotit Nishani, suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.