Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 15:20

Tiranë – Inspektoriati i Ndërtimor i Tiranës, së bashku me Policinë Bashkiake, ditën e hënë do të nisin aksionin për shembjen e rreth 100 ndërtimeve pa leje, të ngritura nga hyrja në fuqi e ligjit të legalizimeve.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës shprehen se gjatë dy javëve të para të punës së Kryebashkiakut të sapo zgjedhur Lulzim Basha kanë ardhur shumë ankesa nga qytetarët për ngritje të ndërtimeve pa leje.

Sipas Ligjit të Legalizmeve, nga hyrja në fuqi e tij nuk do të lejoheshin më ndërtime pa leje, objekte pa leje dhe shtesa pallatesh. Inspektoriati Ndërtimor ka verifikuar ankesat e bëra nga qytetarët dhe rezulton se në të gjitha zonat e banimit në Kryeqytet janë bërë ndërtime të paligjshme.

Ndërtimet janë intensifikuar gjatë 6 muajëve të fundit dhe kryesisht gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Ndërtimet e kryera para vitit 2008 janë të fiksuara në orto- foto, në fotografimin ajror të bërë nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale. Për rrjedhojë ndërtimet e reja pa leje, janë lehtësisht të identifikueshme. (LajmeShqip.com)