Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 09:58

Tiranë – Kuvendi pritet të miratojë të enjten projekt-ligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”, që i hap rrugën procedurave për përfundimin e këtij projekti, në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit.

P/ligji, që pritet të shqyrtohet pa praninë e deputetëve të opozitës, parashikon që Kuvendi të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku sot ndodhet Piramida, ndërsa Këshilli i Ministrave do të ndjekë hapat e tjerë në zbatimin e këtij projekti.

Gjithashtu, seanca e sotme parashikon edhe miratimin nen për nen të disa ndryshimeve në ligjin e buxhetit të shtetit 2011.