Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:20

Tiranë – Në Tiranë, mbrëmë, solemnisht është hapur Universiteti i parë islamik në Shqipëri, i quajtur “Bedri” (Hëna e Plotë)”, njoftuan burimet informative nga kryeqyteti shqiptar.

Pas universitetit qëndron Bashkësia Fetare Islame e Shqipërisë, e cila vite më pas kërkonte leje nga autoritetet për hapjen e institucionit të lartë arsimor islamik.

Në hapjen solemne të Universitetit mori pjesë edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili vlerësoi se ky institucion do të ketë kontribut të madh për vendin dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje edhe në iniciativa të tjera si kjo e Bashkësisë Islame.

Universiteti do të fillojë me punë nga viti i ri akademik 2011/2012.

Përveç Fakultetit teologjik, në kuadër të Universitetit islamik do të ketë edhe Fakultet juridik dhe për Politikë sociale, katedra për gjuhë angleze dhe turke, si dhe më shumë qendra për hulumtim, midis të cilave edhe për dialog ndërfetar dhe për promovimin dhe mirëkuptimin e religjioneve të tjera.

Me hapjen e Universitetit islamik përmbyllet sistemi i përgjithshëm arsimor i Bashkësisë Islame në Shqipëri, pas ristartimit të Medresesë në vitin 1991.