Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 10:20

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë demanton “lajmin” se presidenti i këtij shteti ka fyer shqiptarët. “është manipulim mediatik dhe punë e hakerëve kompjuterik”, i kanë thënë nga MPJ-ja e Rumanisë, homologëve të tyre në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë, e ka siguruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, se “fyerja” për të cilën raportuan pothuajse të gjitha mediat në gjuhën shqipe se “presidenti i Rumanisë, Traian Bashesku, ka fyer shqiptarët duke i quajtur plehra”, nuk është lajm i sakt.  Kjo përgjigje erdhi pas kërkesës të cilën e ka bërë MPJ-ja e Shqipërisë, e cila ka kërkuar nga MPJ-ja e Rumanisë shpjegime për deklaratat e presidentit të këtij vendi. Media të ndryshme kanë cituar presidentin rumun të kishte thënë se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas këtyre citimeve, Basesku kishte deklaruar se shqiptarët janë plehra dhe se shpallja e pavarësisë shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e se së shpejti do të mbyllet çdo lloj raporti diplomatik me Prishtinën zyrtare.