Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 16:33

Tiranë – Familjet rome, të cilat u shpërngulën me dhunë rreth një muaj më parë nga zona në afërsi të stacionit të Trenit, është sistemuar në një kamp me çadra dhe pajisje të reja në zonën e Babrrusë, në periferi të kryeqytetit.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka mundësuar këtë kamp emergjence, në të cilin janë vendosur 25 çadra të reja me kushtet përkatëse.

Sipas zv/ministres Filloreta Kodra, bashkia e Tiranës duhet mendojë për strehimin e tyre në banesat popullore si zgjidhje përfundimtare për këtë komunitet.

Familjet rome janë keqtrajtuar në fund të muajit shkurt, por ngjarja u bë publike gjatë muajit mars kur akti i dhunës ndaj tyre u finalizua me djegien e barakave ku jetonin rreth 45 familje të këtij komuniteti. Policia e Tiranës nisi menjëherë hetimet për këtë ngjarje dhe ka vënë në pranga dy persona të dyshuar.